Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock, është duke u përballur me një skandal të madh, pasi një ditë më parë, iu bënë publike fotot e videot ku shihej duke u puthur me këshilltaren e tij, Giana Coadangelo.

Kjo e fundit, e njohur si një milionere në vend, është fotografuar së fundmi nga mediat, duke u marrë plaçkat dhe u larguar nga shtëpia e saj luksoze prej 3.6 milionë paund. Në fotot në fjalë, Coadangelo, shfaqet duke ngarkuar bagazhin e makinës “Audi Q7” me qese plot me rroba.

Ajo u largua, pa bashkëshortin e saj milioner, Oliver Tress.

Megjithatë sipas “The Sun”, këshilltarja nuk është kthyer më në pronën e saj në Londrën jugperëndimore, e kështu, po përflitet për një ndarje nga i shoqi.

Sakaq, kujtojmë se ishte pikërisht “The Sun”, bëri publike foto e video ku këshilltarja shihej duke u puthur në buzë me ministrin, brenda zyrës së këtij të fundit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb