Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap me armë dhe fishekë.

Burime zyrtare bënë me dije se gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Saimir Mali, banues në Ganjollë u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar kannabis sativa.

I riu akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb