Bëri bujë në mediat shqiptare lajmi se një biznesmen turk i akuzuar për një skemë mashtrimi 2 mld dollarë fshihej në Shqipëri.

Në prill 2021 Ministria turke e Drejtësisë nisi procedurën për kërkimin me njoftim të kuq dhe ekstradimin nga Shqipëria për Fatih Faruk Özer, themeluesin dhe drejtuesin e platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex në Turqi, shkruante Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra për Özer, i lindur në vitin 1994 në rajonin Gebze, Prokuroria e Stambollit filloi më 22 prill një hetim pas lajmeve se ai ishte arratisur jashtë vendit duke mashtruar investitorët në shumën prej 2 miliardë dollarë.

Në këtë kuadër, Gjykata e Stambollit dha urdhrin e arrestit ndaj Özer për akuzat “mashtrim duke përdorur si mjet sistemet teknologjike, bankat ose institucionet e kredisë dhe formim të organizatës me qëllim kryerjen e krimit”.

Me udhëzim të Prokurorisë u krye kontroll në vendin e punës dhe u morën masa ndaj llogarive bankare të të dyshuarit.

Ministria e Brendshme, në një shkresë më 22 prill 2021, konfirmoi se Özer ka udhëtuar nga Aeroporti i Stambollit drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës në Shqipëri dhe se ndodhet në këtë vend.

Në këtë kuadër, Prokuroria i përcolli Ministrisë së Brendshme dokumentet e nevojshme me qëllim për publikimin e (buletinit) njoftimit të kuq ndaj Özer.

Dokumentet e siguruara nga Prokuroria për arrestimin në Shqipëri dhe ekstradimin në Turqi të Özer, pas përkthimit të nevojshëm nga Ministria e Drejtësisë ato i janë përcjellë Ministrisë së Jashtme dhe të Brendshme për veprimet e mëtejshme të nevojshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb