Një zjarr ka përfshirë tokat e institutit të transferimit të Teknologjisë Bujqësore në Lushnje.

Zjarri ka rënë në tokat e kultivuara me grurë, të korrura para 10 ditësh.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa “BalkanWeb” sjell pamje nga vendngjarje, ku shihet se për shkak të masivitetit, zjarri ka vënë në rrezik banesa e biznese pranë.

Zjarrfikëseve të Lushnjës i kanë ardhur në ndihmë edhe zjarrfikëset e Divjakës, të cilat po punojnë për vënien në kontroll të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb