TIRANE-Në natën e ndërrimit të viteve, drejtuesi i emisionit ‘Top Story’ në Top Channel njoftoi largimin e tij përfundimtar nga ky televizion. Përmes një statusi në Twitter Balla tha se bashkë me këtë vit që po ikën ai do mbyllë edhe kapitullin e tij në këtë TV.
Sipas Gazetës Express, Sokol Balla pritet të marrë rolin e drejtorit ekzekutiv në Vizion Plus, ndërsa do të drejtojë edhe një emision politik në këtë televizion të ngjashëm me “Top Story”. Mendohet se emisioni i ri i Ballës do të quhet “Real Story”.
Kujtojmë se në intervistën e fundit me Ramën kur u ‘thumbua’ nga kryeministri për largimin e tij nga Top Channel, Balla tha: Nuk ka rëndësi të jesh on the top, por rëndësi ka të jesh real story.
(BalkanWeb)