BERAT

Është përcjellë për në banesën e fundit Anxhelina Petro, e cila u vra nga i ati në Korfuz të Greqisë. Trupi i të ndjerës u nxor nga shtëpia e nënës së 28-vjeçares në Berat dhe më pas kortezhi i udhëhequr nga e motra e Anxhelinës u nis drejt varrezave.

Familjarët kanë kërkuar privatësi dhe nuk kanë lejuar mediat të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit. Gjithashtu nuk dihet nëse familjarët kanë lejuar të afrimit e babait të Anxhelinës të marrin pjesë në varrim.

Anxhelina Petro lindi në maj të vitit 1990 në Berat, por me të atin u njoh vetëm 13 vjet më parë. Pasi gjetën njëri-tjetrin, atëherë i ati e mori në Korfuz për një jetë më të mirë. Deri në moshën 16 vjeçe, vajza jetonte në Shqipëri. Kohët e fundit, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe bashkëjetonte me të dashurin nga Afganistani në një zonë tjetër të Korfuzit.

Dyshohet se kjo lidhje ka qenë arsyeja që Aleko Petro të vrasë vajzën e tij me mjete të forta dhe ta varrosë trupin në kopshtin e  shtëpisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb