Manchester Unitedi nuk ka lejuar largimin e Paul Pogbas pavarësisht se agjenti i tij preferon kalimin drejt Barcelonës apo Juventusit.

Ditëve të fundit u raportua se superagjenti Mino Raiola po tenton largimin e Pogbas nga Unitedi për ta transferuar diku tjetër, dy vjet pasi kaloi në Old Trafford nga Juventusi.

“Goal” tani raporton se Unitedi nuk e ka konsideruar kurrë largimin e Pogbas këtë afat kalimtar. Klubi anglez nuk ka pranuar të flasë as për një marrëveshje ku përfshihej kalimi i Miralem Pjaniç të Juventusit drejt “Djajve të Kuq”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: