Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të mediave rozë kohët e fundit, kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother Vip dhe nisjes së romancës, që përfundoi pas daljes nga shtëpia me aktorin Donald Veshaj.

Megjithatë, emri i saj nuk është lakuar vetëm me atë të aktorit, por edhe me meshkuj të tjerë të njohur, siç është reperi Emra Hajrizaj, i njohur si Escobar.

Beatrix Ramosaj ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fragment nga klipi i reperit Escobar, me të cilin vite më parë është përfolur se janë në një lidhje.
“Më mungon, rikthehu shpejt”, shkruan ajo bashkëngjitur me videon.

  • foto galeri

Në shkrim ajo e ka cilësuar reperin si shok me fjalën, “bbf” ose “best friend forever”.
Beatrix Ramosaj dhe Escobar janë përfolur 4 vite më parë për një romancë. Ishin miqtë e saj ata që treguan se verën e vitit 2018, këngëtarja nisi një histori dashurie me reperin e njohur, milionerin shqiptar që jeton në Londër, Emra Hajrizaj.

Dyshja kaluan së bashku pushimet në Shqipëri në atë vit, ku këtë e gjë e treguan edhe postimet e bëra në rrjetet sociale. Në postimet në “Instagram”-in e reperit, Beatrix shfaqej thuajse kudo dhe në një video dëgjohej teksa Escobar e thërret “zemër”, ndërsa vazhdimisht e filmon, duke notuar, duke ngrënë apo duke marrë rreze dielli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: