Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të afrimitetit mes tyre.

Ky i fundit festoi dje ditën e lindjes, ku nuk munguan urimet nga miqtë e tij VIP. Mes tyre vihen re urimet e çiftit Dafina Zeqiri-Dj Geek, me të cilët Roni bashkëpunon edhe në projekte muzikore.Ky i fundit festoi dje ditën e lindjes, ku nuk munguan urimet nga miqtë e tij VIP. Mes tyre vihen re urimet e çiftit Dafina Zeqiri-Dj Geek, me të cilët Roni bashkëpunon edhe në projekte muzikore.

Por ajo çfarë ra më shumë në sy ishte mungesa e një urimi (të paktën publik) nga këngëtarja Semi Jaupaj. Ajo nuk shpërndau asnjë postim në Instastory për t’i uruar ditëlindjen këngëtarit kosovar, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në këngën e saj të fundit “All your lovin.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Që pas publikimit të këngës “All your lovin”, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”

Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.

U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.

Dyshja nuk kanë reaguar në lidhje me aludimet, megjithatë videot dhe fotot që po qarkullojnë u dukën si një konfirmim se mes tyre mund të ketë një romancë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb