Sokol Cikalleshi sot firmosi me klubin e tij të ri Osmanlispor dhe si pasojë e rrethanave nuk mundi të vinte në orarin e caktuar për grumbullimin me kombëtaren. Edhe pse e kishte lajmëruar trajnerin Christian Panucci, ky i fundit nuk e toleroi vonesën duke e përjashtuar për dy ndeshjet e ardhshme.

Në një intervistë për “panorama sport”, bomberi i kombëtares është shprehur se do t’a respektojë vendimin e trajnerit, por për shkak të një rrethane me klubin e ri ku duhej të firmoste, e pati të pamundur fluturimin në Shqipëri. Cikalleshi sqaron gjithashtu se kurrë nuk i ka munguar dëshira për të luajtur me kombëtaren.

Në një deklaratë për “Panorama Sport” ai thotë: “Më vjen keq për keqkuptimin me trajnerin. U krijua një rrethanë me klubin e ri ku duhej të firmosja, e cila më imponoi ndryshimet e orarave. U përpoqa të isha sa më korrekt edhe me axhendën e përfaqësueses dhe i kërkova leje trajnerit, por kjo nuk qe e mundur.

E respektoj vendimin e trajnerit, sepse në fund të fundit edhe ai ka rregullat e veta. Ishte thjesht një keqkuptim. Sokol Cikalleshit asnjëherë nuk i ka munguar respekti për ekipin Kombëtar dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë as në të ardhmen. Ishte një keqkuptim dhe tani thjesht do të më duhet të respektoj vendimin e trajnerit”, dekalroi Cikalleshi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: