Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga shpërthimi i një bombole gazi 34-vjeçari Taulant Konica, i cili ka ndërruar jetë sot në spital në Tiranë, ku ndodhej prej dy ditësh.

Konica, nga fshati Vashtemi i Maliqit mbeti i plagosur pasi një bombol gazi shpërtheu në banesën e tij.
Nga shpërthimi u plagosën dhe Refat Konica, babai i 34-vjeçarit dhe një familjar i tyre 40-vjeçari A.M.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb