Është gjetur i pajetë i moshuari në Divjakë, i cili u raportua i humbur.

Bëhet fjalë për 83-vjeçarin P. P., i cili sipas policisë, dyshohet se ka vdekur nga shkaqe natyrale.

Divjakë

Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb