Pas shoqërimit gjatë protestës së sotme, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe gazetari Shpend Gashi kanë publikuar një video nga ambientet e komisariatit.

Në video, të dy shfaqen së bashku dhe u drejtohen qytetarëve me një mesazh për të vijuar qëndrimin e bashkuar.

“Qëndroni të bashkuar!”, është thirrja e tyre drejtuar protestuesve dhe qytetarëve.

Duke iu referuar shoqërimit nga policia, Lapaj dhe Gashi e kanë cilësuar me ironi situatën si një “dekoratë” të dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Adriatik Lapaj: Për të gjithë ata që janë në merak. E mo Shpend! Përshëndetje

Shpend Gashi: Ta them tamam, sinqerisht, në ditë të vështira duken miqtë, që ke ardhur pas meje. Ke ardh pas meje, je lëshuar.

Adriatik Lapaj: Leri ato tani! Ej çuna goca, qëndroni bashkë. Forca atje jashtë!

Shpend Gashi: Nuk na ndan asgjë bashkë, asnjë lloj mentaliteti, por qëndroni bashkë. Nuk kemi gjë kundër policinë, por Rama na dha sot një dekoratë. Më tha dekoratë. Rame, kur të japësh dorëheqje, ishalla të trajtojnë siç na trajton ti neve!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: