Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përgëzuar gazetarët që fituan tre çmime për gazetarinë investigative nga Bashkimi Evropian.

Kreu i Shtetit shkruan se modeli i gazetarëve, Luljeta Progni, Geri Emiri, Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta, duhet ndjekur nga çdo koleg i tyre, në shërbim kjo e pavarësisë së medias dhe konsolidimin e demokracisë.

Postimi i Presidentit Ilir Meta:

Urimet të përzemërta për Luljeta Progni, Geri Emiri, Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta, të nderuar me çmime nga Bashkimi Europian për gazetari investigative!
Modeli i duhur, që duhet inkurajuar dhe ndjekur me guxim dhe kurajë nga të gjithë gazetarët, në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së medias, konsolidimit të demokracisë, garantimit të llogaridhënies dhe përgjegjësisë publike në çdo nivel të administratës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb