Miqësorja mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës ditën e enjte ka qene edhe ndeshja e fundit për Uejn Runin. 33 vjeçari luajti ditën e enjte ndeshjen e tij të 120 dhe të fundit me përfaqësuesen e Anglisë, duke hyrë në fushën e lojës si zëvendësues në suksesin 3-0 të “tre luanëve” përballë SHBA.

Mesfushori i Manchester United, Jese Lingard ka kaluar në avantazh anglezët me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone në minutën e 26-të, teksa një minutë më vonë ka ardhur edhe goli i dytë i realizuar nga mbrojtësi i Liverpool, Trent-Alexander Arnold.

Momenti më drithërues i takimit ka ardhur në minutën e 58-të, kur ndeshja është ndalur për futjen në fushë të Wayne Rooney, i cili ka marrë vendin e Lingard. Të gjithë të pranishmit në “Wembley” janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur golashënuesin më të mirë të historisë së “Tre Luanëve”, i cili ka marrë edhe shiritin e kapitenit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: