Poetja shqiptare Luljeta Lleshanaku është shpallur fituese e çmimit Poeti evropian i Lirisë në Poloni nga një juri që ka anëtare edhe nobelisten Olga Tokarczuk. Lleshanaku u vlerësua për botimin “Ujë dhe karbon”, përkthyer nga Dorota Horodyska.

“Boshti i librit është poezia ‘Ujë e karbon’ që është nga të paktat poezi të drejtpërdrejta për diktaturën dhe vuajtjet e shqiptarëve në komunizëm. Por unë besoj se kanë vlerësuar edhe nuancat e tjera të shprehjes së lirisë në poezitë e tjera. Pra nëse kjo është liria politike, të tjerat kanë të bëjnë me iluzionin e lirisë, a lirinë e identitetin”, tha shkrimtarja.

Për librin “Ujë dhe karbon” të Lleshanakut, juria shkroi se është një kryevepër, e plotë dhe përfundimtare. Struktura e saj e saktë dhe ekonomia e jashtëzakonshme e fjalëve, vetëm sa e shtojnë përshtypjen e përsosmërisë. Tema e poezive të Lleshanakut është një përshkrim emocionues i gjetjes së lirisë në botën e skllavërisë ku ajo lindi dhe u rrit. Çmimi është i disati që merr Lleshanaku jashtë vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb