Është kjo shprehja popullore e shqiptarëve që mund të tregojë më së mirë për çështjen e Alexis Sanchez, futbollistit të Arsenal që i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni.

Mediat angleze raportuan dje se Manchester City kishte arritur marrëveshjen me kilianin për shifrën e 20 mln stërlinave dhe pritej vetëm zyrtarizimi. Kujtojmë që klubi i sheikëve pati akordin e plotë me lojtarin që në afatin kalimtar të verës, por disa detaje të transferimeve paralele që ndikonin në këtë marrëveshje bëri që të dështojë.

Gjithsesi ndodhemi në janar dhe dje ishte futbollisti i Manchester City, Kevin de Bruyne, i cili ndoshta jo me vetëdije zbuloi më shumë se çduhet për 29-vjeçarin e Arsenalit. De Bruyne u shpreh: “Kur të vijë Sanchez Manchester City do të ketë diçka më shumë”.

Në këto kushte mund të pritej vetëm zyrtarizimi, por sot sipas “the guardian” situata ka ndryshuar në kahe shumë të ndryshme.

Arsenal mund t’i ndryshojë destinacionin lojtarit pasi rivalët e qytetit të Manchester City-t, Manchester United, ka bërë një ofertë për kilianin, e cila është disa milionë më e lartë.

Po sipas këtij burimi, raportohet se drejtuesit e United i kanë ofruar Arsenal 25 mln stërlina. Në tryezën e klubit londinez është edhe një mundësi tjetër. Kërkohet shkëmbimi kokë më kokë me Henrik Mkihitaryan, por në këtë rast problemi i vetëm është paga e armenit, 200,000 stërlina në javë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb