Kompanitë lituaneze kanë dërguar pajisje me vlerë rreth 100 mijë euro në Ukrainë për riparimin e nënstacioneve elektrike dhe tubacioneve të gazit të dëmtuara nga sulmet ruse.

Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Lituanisë Litgrid e tha këtë në Twitter.

“Në funksion të shkatërrimit të synuar nga Rusia të infrastrukturës energjetike të Ukrainës, Litgrid dhe Amber Grid kanë dërguar urgjentisht pajisje me vlerë pothuajse 100,000 euro për të riparuar nënstacionet e dëmtuara të energjisë elektrike dhe tubacionet e gazit. Ndihma do të kanalizohet përmes OJQ-së Blue/Yellow”, thuhet në Twitter.

Që nga 10 tetori, Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës në një përpjekje për të dëmtuar infrastrukturën kritike të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb