Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaron se Kievi i ka paraqitur Moskës një projekt-marrëveshje paqeje, por ajo përmban “elemente të papranueshme”.
Diplomati rus pohon se Ukraina ndryshoi propozimet e saj të mëparshme të bëra gjatë bisedimeve ruso-ukrainase në Stamboll më 29 mars.

“Një paaftësi e tillë për të negociuar edhe një herë karakterizon qëllimet e vërteta të Kievit,” thotë ai.

Lavrov pretendon se Kievi kontrollohet nga qendra qeveria amerikane në Uashington “të cilët po e shtyjnë Presidentin Zelensky të vazhdojë armiqësitë”.
Ai thotë se Rusia do të vazhdojë bisedimet, por gjithashtu do të bëjë presion për të siguruar kërkesat e veta në çdo marrëveshje.

Nga ana tjetër, Ukraina thotë se komentet e Lavrov janë propagandë, pasi ai nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në negociata dhe se ato duhen parë në dritën e përpjekjeve ruse për të larguar vëmendjen nga ngjarjet gjatë luftës në Bucha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: