Dhjetë korridore humanitare janë ngritur në rajonet e Kievit, Luhansk dhe Donetsk ditën e sotme për të evakuuar civilët nga vendbanimet e prekura nga pushtimi rus. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.

Është planifikuar transport privat për njerëzit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit në Zaporizhzhia, pasi autobusët janë bllokuar nga forcat ruse në pikat e kontrollit.

Trupat ruse kanë hyrë në qytetin e Slavutych, në veri të Kievit, një lëvizje që ka shkaktuar protesta në mesin e qindra civilëve ukrainas. Të shtunën herët, Oleksandr Pavliuk, kreu i administratës rajonale të Kievit, tha se “pushtuesit rusë hynë në qytetin e Slavutych dhe pushtuan spitalin e qytetit”.

“Slavutych, Dymer, Ivankiv – ne ju dëgjojmë dhe e dimë se keni nevojë për evakuim. Ne po punojmë për të,” tha zv.kryeministrja. Në qytetin jugor të Khersonit, Vereshchuk tha se banorët po protestojnë në mënyrë aktive kundër pushtimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb