Një gjykatë e apelit në Ukraninë mbështeti akuzat për korrupsion ndaj shefit të anti-korrupsionit të vendit, Artem Sytnyk.


 


“Sytnyk është fajtor për pranimin e dhuratave me një vlerë rreth 2 000 dollarë, duke tejkaluar shumën e lejuar”, deklaroi gjykata në qytetin veriperëndimor, Rivne.


Sytnyk, i cili ka drejtuar Byronë Kombëtare Kundër Korrupsionit në Ukrainë për katër vjet, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej rreth 150 dollarë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb