Të paktën një person u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë, në bombardimet ruse gjatë natës në Kherson në Ukrainën jugore, tha guvernatori lokal.

Oleksandr Prokhudin raportoi në Telegram se forcat ruse kishin nisur 71 sulme në 24 orët e fundit “kundër zonave të populluara”, si dhe dyqaneve dhe objekteve shëndetësore.

Njëzet nga sulmet tokësore dhe ajrore synuan qytetin Kherson, shtoi Prokudin, duke vënë në dukje se zjarrfikësit shuan shpejt një zjarr që shpërtheu herët sot nga bombardimet.

Forcat ukrainase e dëbuan ushtrinë ruse nga një pjesë e Khersonit në nëntor pas disa muajsh pushtimi, por forcat e Moskës vazhdojnë të bombardojnë kryeqytetin e provincës dhe zonat përreth nga përtej lumit Dnieper.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb