Ulet numri i shtrimeve të rasteve me koronavirus në 4 spitalet COVID në Tiranë. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Erjon Skëndaj pohoi se në 24 orët e fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” që tashmë po pret edhe urgjencat e Tiranës, ka pasur 13 shtrime në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në total është 100-110.

Po ashtu ai theksoi se situata paraqitet më e qetë edhe në spitalin COVID1, ku ka rreth 60 të shtruar dhe në COVID3 rreth 70 dhe në COVID4, rreth 15 pacientë.

Po ashtu Skëndaj tha se në 3 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 39 persona të vdekur, ndërsa ngarkesa spitalore ka rënë në shifrën 40-43 %. Mes të tjerash gazetari tha se fatalitetet mbeten evidencë shqetësuese për mjekët. Sipas mjekëve, shkak i numrit të lartë të vdekshmërisë, është dërgimi i në gjendje të rëndë në spitale.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: