Zlatan Ibrahimoviç mesa duket edhe pse afër të 40-ve nuk mendon të largohet nga bota e futbollit.

Së fundi futbollisti suedez ka dhënë një intervistë për të famshmen “France Football”, që akordon edhe çmimin prestigjoz Topi i Artë, të cilin Ibrahimoviç nuk ia ka dalë ta fitojë asnjëherë gjatë karrierës së tij.

“Topi i Artë nuk më mungon, Përkundrazi, unë i mungoj Topit të Artë. Nëse merren për bazë aftësitë futbollistike, nuk kam asgjë mangët nga Ronaldo e Messi, të cilët e kanë fituar më së shumti, por nëse shihen trofetë, atëherë ata kanë fituar shumë më tepër se unë”, deklaroi suedezi.

Ibrahimoviç ka një të shkuar shumë të lavdishme te Paris Saint Germain, klub ku aktualisht është transferuar edhe Lionel Messi, megjithatë suedezi shprehet i bindur se historinë e tij në “Parkun e Princave” nuk mund ta fshijë askush.

“Unë vajta te PSG si një mbret dhe u largova si një legjendë. Kam shkruar historinë time në atë klub dhe askush nuk mund ta fshijë. Messit i takon të shkruajë kapitullin e tij natyrisht, por nuk mund të fshijë kurrsesi atë që unë kam bërë te PSG-ja.

Ibro2

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: