Në kuadër të ndeshjes kundër Polonisë folën dy futbollistë kuqezi, Sokol Cikalleshi dhe Jasir Asani. Sulmuesi kavajas shpreson që Kombëtarja shqiptare t’i bëjë një nisje sa më të mirë kualifikueseve të Evropianit. Cikalleshi pohoi gjithashtu se Shqipëria shkon për fitore në Varshavë.

Përgjegjësia e sulmit mbi ju?“ Sigurisht që tani fillon një edicion i ri për të shënuar. Një nga ndeshjet e vështira, pasi Polonia është skuadra më e fortë në grup. Uroj të përsërisim fitoren e Portugalisë. Nuk jam i vetmi në majën e sulmit, por gjithsesi ai lojtar që do të luajë do të bëjë maksimumin. Fillimi i mbarë gjysma e punës. Nëse marrim rezultat pozitiv me Poloninë gjërat tona lehtësohen.

Stafi i ri i kombëtares? Stafi i ri i trajnerëve sapo ka ardhur dhe ka kohën e nevojshme këtë javë të bëjnë njohjet e duhura. Besoj si ne dhe trajneri jemi të gatshëm të bëjmë më të mirën që të shkojmë  në ndeshjen e Varshavës për të marrë pikë. E nisim në një transfertë të vështirë, por kjo do na japë shpresën se do të bëjmë mirë dhe do të marrim rezultat.

Sa do të penalizohemi nga mungesat?Sigurisht lojtarët që mungojnë janë shumë, pasi janë të rëndësishëm. Na ka qëlluar edhe me Poloninë këtu në kualifikueset e botërorit dhe kemi pasur mungesa, por këtë herë të përqendrohemi te lojtarët që kemi. Diferencat mes lojtarve nuk janë të mëdha dhe kushdo që hidhet në fushë do të bëjë mirë.

Çfarë keni mësuar nga e shkuara e ndeshjeve me Poloninë? “Ajo që u mund të them sot është se duke qenë se kemi dalë nga dy ndeshje me pishmane, duhet të bëjmë një analizë të thellë dhe të mos dalim si dy ndeshjet e para.”

Ke komunikuar me trajnerin, a do jesh lider në ekip? “Grumbullimi fillloi vetëm dje dhe unë kama ardhur dje dhe kam pasur një bisedë të thjeshtë me trajnerin. Nuk dua ta quaj veten lider, pasi lideri I mirë e tregon veten me vepra dhe jo me fjalë. Unë jam munduar që si në fushë edhe jashtë të jap më të mirën edhe me lojtarët e tjerë. Sigurisht nëse do më besohej unë jam gati të jem lider, por rëndësi ka të jemi mirë me njëri-tjetrin dhe grupi të jetë më i fortë, pasi vetëm ashtu mund të shkojmë afër kualifikimit.”

A do gëzoheshit me një pikë nga kjo ndeshje? “ Në momentin që do luash një ndeshje, pavarësisht kë ke përballë qëllimi është të hysh në fushë për ta fituar ndeshjen. Duke qenë se kemi një kundërshtar direkt edhe barazimi nuk është keq, por gjithmonë shkojmë për ta fituar ndeshjen, edhe pse duhet thënë se është një ekip shumë i vështirë, por edhe ne kemi një grup shumë të mirë lojtarësh.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb