Komunitetet bregdetare në Kaliforninë jugore po shpresojnë për më të mirën, por po përgatiten për më të keqen, pasi Uragani Hilary u përplas ne gadishullim Baja California të Meksikës të shtunën.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se uragani po dobësohej në rrugën e tij drejt bregut perëndimor-qendror të gadishullit të shtunën në mbrëmje. Ai parashikoi se do të humbiste më shumë forcë dhe do të shndërrohej në një stuhi tropikale ndërsa do të shkonte drejt Kalifornisë jugore të dielën.

“Përmbytje të shpejta dhe urbane, në nivel lokal, katastrofike, priten, veçanërisht në pjesët veriore të gadishullit”, tha agjencia me bazë në Miami në këshillën e saj të fundit.

“Po pres një stuhi te forte me shumë shi. Jam i vetëdijshëm se të jetë një stuhi tropikale. Jam i shqetësuar për përmbytjet, kryesisht për jetën e njerëzve. Dhe sigurisht, përmbytja ku njerëzit humbasin disa prona është një gjë, por përmbytjet ku njerëzit vdesin është një gjë tjetër dhe kam frikë se njerëzit mund të vdesin. Kështu që unë dua që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi” u shpreh një banor.
Reshjet intensive priten gjithashtu në pjesë të Kalifornisë jugore dhe Nevadës jugore, bene te ditur autoritetet amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb