Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla e ka cilësuar akt të mirëpritur urdhrin e ri të Biden që përfshin edhe Shqipërinë.

Po ashtu Balla nuk ka humbur rastin që të thumbojë Berishën i cili gjithashtu dje e mirëpriti urdhrin e Biden.

Sipas tij ishte qesharak reagimi i atyre që tashmë janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.

‘’E përshëndes, dhe besoj që gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë në atë listë. Rritje e vëmendjes së institucioneve të inteligjecës e korrupsionit financiar, është akt i mirëpritur. Ajo që më është dukur qesharake është reagimi i atyre që janë shpallur zyrtarisht nga SHBA që kanë kontribut negative në shtetin e së drejtës, në dobësimin e luftës kundër korrupsionit. Do ju sugjeroja të heshtim, dua të përshëndes SHBA për gjithë mbështetjen që i japin Shqipërisë në çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

Dua të nënvizoj që stërvitja ushtarake Defender ishte një moment sa krenarie.’’- tha Balla.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb