Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Macron e cilëson Ramën një “mik të dashur” dhe thekson mbështetjen e palëkundur të Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë.

“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe gjatë një vizite që do të na ndihmojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!” shkruan Macron.

Ky është një tjetër mesazh mbështetjeje nga një prej liderëve kryesorë europianë, pas urimeve të ngjashme nga Giorgia Meloni, Pedro Sánchez, Keir Starmer dhe të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb