TIRANE
Artistja Hueyda El Saied u nda nga jeta në nëntor të vitit 2021, pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Ajo la pas një djalë, Gabrielin dhe bashkëshortin e saj Thierry-n, i cili e kujton shpesh përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ky është Shën Valentini i parë i Thierry-t pa Hueydën, sepse siç thotë ai, sot ajo po feston mes yjeve.

Me një video duke vallëzuar së bashku, ai ka bërë një urim për të dashurën e zemrës, duke shkruar:

“Më mungon shumë dashuria ime. Edhe pse çdo ditë pa ty është zemërthyese, prapë vazhdoj t’i kujtoj të gjitha ato momente përrallore që kemi kaluar së bashku. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit mes yjeve! Të dua Hueyda.”

Hueyda dhe Thierry kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe më pas Thierry u bë zyrtarisht babai i Gabrielit, me të cilin ka thënë se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: