SHBA

Teksa dukeshin se po e shijonin në maksimum romancën e tyre, lart e poshtë po thuhet që marrëdhënia e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ka pasur një krisje.

Në një vëzhgim në “Instagram” është vënë re se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social. Ky veprim i tyre ka nxitur menjëherë dyshimet se J.Lo dhe Ben Affleck mund të kenë ndëprerë kontaktet mes tyre. Megjithatë akoma nuk dihet nëse ka një krizë në marrëdhënien e tyre apo fshihet diçka tjetër pas kësaj.

Ndërkohë, vetëm para pak ditësh Ben ka folur publikisht për J.Lo-në ku dhe ka shprehur gjithë mirënjohjen dhe dashurinë e tij.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb