Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka bërë të ditur se trupat e vendit të tij çliruan një qytet tjetër, 48 fshatra dhe tetë kodra strategjike nga pushtimi i Armenisë, duke e rritur numrin e përgjithshëm të fshatrave të çliruar në 71.

Në llogarinë e tij në twitter, Aliyev njoftoi se fshatrat që u çliruan së fundmi janë të provincave Fuzuli, Khojaly, Khoavend dhe Zengilan.

Në një postim tjetër në twitter, Aliyev njoftoi se po ashtu u çliruan edhe qyteti Bartaz në Zengilan dhe pesë kodra strategjike.

Që kur filloi operacionin në rajonin e Malësisë së Karabakut më 27 shtator, ushtria azerbajxhanse nga pushtimi i forcave armene ka çliruar pesë qytete, katër qyteza, mbi 240 fshatra, si dhe disa kodra strategjike.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike mbi Malësinë e Karabakut kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator.

Armenia në vazhdimësi ka sulmuar civilët dhe forcat azerbajxhanase, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit që nga 10 tetori.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit, përfshirë Malësinë e Karabakut dhe shtatë rajone fqinje, ka qenë nën pushtimin armen për gati tre dekada.

Përderisa fuqitë botërore kanë bërë thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje dhe ka kërkuar tërheqjen e forcave pushtuese të Armenisë.

Disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara (OKB) po ashtu kërkojnë tërheqjen e pakushtëzuar të forcave pushtuese.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb