Kejda Ajazi është një nga emrat e rinj më të lakuar në media dhe kjo falë pozicionit të nënës së saj në politikën shqiptare.
Vajza e ish deputetes demokrate Majlinda Bregu para pak kohësh u larguar drejt Belgjikës ku po vazhdon studimet e larta.
Ende nuk dihet se çfarë ka zgjedhur të studiojë Kejda, por ajo që duket qartë është se nuk e ka në plan të heqë dorë pasioni për fotografinë.
Në një intervistë të para disa muajve ish deputetja ka treguar se Kejda nuk synon aspak pasarelat, megjithëse pamja e saj është premtuese për këtë fushë.
Ajo që bie në sy janë veshjet e saj firmato dhe tendencat më të fundit të modës që bukuroshja mban veshur. Këtë herë ajo ka zgjedhur të vizitojë një destinacion tjetër sic është Parisi.
