SHBA – Vajza e Whitney Houston, Bobbi Kristina Brown, do të ndahet nga jeta të mërkurën, më 11 shkurt, në të njëjtën ditë me nënën e saj. Të afërmit e 21-vjeçares, e cila është prej 10 ditësh në gjendje kome, kanë vendosur t’i shkëputen aparaturat që e mbajnë në jetë, pasi mjekët kanë deklaruar se nuk ka asnjë shans që vajza të mbijetojë.
Vajza e këngëtares Whitney Houston u gjet 10 ditë më parë në vaskë, me nxirje në trup dhe në fytyrë. Ajo ka rënë menjëherë në koma pas kësaj ngjarjeje dhe tani të afërmit e saj kanë menduar që ta “lënë të vdesë” sot, datën kur vdiq edhe nëna e saj.
Këngëtarja Whitney Houston u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare, më 11 shkurt të 2012-­ës, kur u gjet e pajetë në tualetin e hotelit “Beverly Hilton”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb