Politikani serb, Nikola Sanduloviç ka njoftuar se shteti i Serbisë, po vazhdon të keqtrajtojë familjen e tij.
Në një postim në “X” ka shkruar se vajza e tij Klara, është ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtoj për në Londër.

“Sërish Aleksandar Vuçiç së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?”, ka shkruar Sanduloviç. Kujtojmë se ditë më parë Klara Sanduloviç ishte ndaluar edhe në kufi në Merdar, për më shumë se katër orë, pas vizitës që kishte bërë te varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

E kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb