Në Slloveni janë konfirmuar 3666 raste të reja me koronavirus dhe 19 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Për shkak të situatës së krizës shëndetësore, qeveria ka vendosur të përfshijë ushtrinë për kujdes dhe trajtim të sëmurëve.

“Ushtria do të integrojë kapacitetet e saj në sistemin shëndetësor dhe do të ndihmojë në trajtimin dhe kujdesin e personave që vuajnë nga Covid-19”, njoftoi zyrtari i qeverisë Janez Jansa, duke shtuar se katër ekipe mjekësore ushtarake do t’i bashkohen kujdesit të shëndetit publik.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, mesatarja ditore e të infektuarve është 3157, ndërsa incidenca 14 ditore është 1971.

Sakaq numri i të shtruarve vijon të rritet, njofton gjithashtu Ministria e Shëndetësisë në Slloveni.

Vala e katërt epidemike është në kulmin e saj, ndërsa gjendja e kapaciteteve në spitale është kritike.

Mjekët thonë se situata në spitale do të jetë më e rëndë në javën e fundit të nëntorit, në rast se masat aktuale nuk do të kenë rezultate pozitive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb