SHKODËR

Në Shkodër ka mbaruar procesi i numërimit për kandidatin Valdrin Pjetri, ndërsa të dhënat po hidhen në sistem nga 4 KZAZ-të për të konfirmuar rezultatin përfundimtar.

Nga të dhënat e hedhura në sistem deri më tani janë 197 kuti nga 255 dhe kandidati i Partisë Socialiste, Valdrin Pjetri ka siguruar 13.141 vota. KZAZ 2 në të cilën janë kutitë e njësive vendore ishte e fundit në procesin e numërimit të votave për kandidatin Pjetri.

Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi sapo ka nisur numërimi për kandidatët për këshillin bashkiak për Shkodrën.  E para që po numëron votat është KZAZ 5, ndërsa pritet të nisë edhe tek të tjerat për ta përfunduar këtë proces deri në orët e mëngjesit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: