Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka ironizuar duke thënë se edhe nëna dhe gjyshja e tij e dinë se ekipi i tij duhet të sulmojë më shumë. United po përshkruhet si një ekip i mërzitshëm nga shumë njerëz dhe tifozët kanë kërkuar që ekipi të përmirësohet.

“Unë gjithmonë jam i kënaqur me tifozët dhe pranoj mendimin e tyre, por mendoj se ata po ndikohen nga Paul Scholes dhe kritikat nëpër media. Ata duhet ta analizojnë më shumë lojën. Kur brohorisni për të sulmuar, dhe sulmoni për 85 minuta, a është mirë të brohoritet që të sulmohet më shumë”, pohoi Louis Van Gaal.

Ai shtoi se “Ata duan që ne të dimë se duhet të shënojmë. Edhe nëna ime dhe gjyshja e duan këtë. Golat janë gjithmonë gjëja më e rëndësishme”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: