SHBA

Rreth 2 javë më parë basketbollisti i njohur amerikan, Kobe Bryant ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik. Helikopteri ku ai udhëtonte së bashku me vajzën e tij dhe 7 persona të tjerë është rrëzuar e më pas ka shpërthyer, duke lënë të vdekur të gjitha pasagjerët në bord.

Ajo që po e përjeton më shumë dhe e ndien mungesën e tyre është bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa Bryant. Ajo po mundohet të bëhet e fortë për tre vajzat e saj, por ende nuk e pranon dot faktin që i shoqi dhe vajza tjetër e saj, Gianna nuk do të kthehen më.

Gjatë kësaj kohe, bashkëshortja e Kobe Bryant e ka përdorur Instagramin si një mjet për të komunikuar me ndjekësit, ku edhe shpreh gjithë dhimbjen për tragjedinë e ndodhur pak javë më parë. Së fundmi, ajo ka postuar një video të Kobe dhe Gianna-s, ku përkrah ka shprehur dhimbjen e madhe që po përjeton.

“Asnjëherë nuk kam qenë e mirë për të shprehur ndjenjat e mia me fjalë. Truri im nuk pranon që Kobe dhe Gigi nuk janë më pranë meje. Po mundohem ta pranoj që nuk është, por refuzoj ta pranoj që Gigi nuk do të kthehet tek unë. Më duket e gabuar. Pse duhet të zgjohem unë në mëngjes, kur vajza ime nuk mundet?! Jam shumë e inatosur. Ajo e kishte jetën para. Pastaj kuptoj që duhet të bëhem e fortë për tri vajzat e mia. Jam falënderuese që jam me Natalia-n, Bianka-n dhe Capri-n. E di që kjo që ndjej është normale. Doja vetëm ta ndaja nëse është edhe dikush tjetër që po përjeton një humbje të tillë. Zot, do të doja shumë që ata të ishin këtu dhe ky makth të merrte fund! Lutem për gjithë viktimat e kësaj tragjedie. Ju lutem, vazhdoni të luteni edhe ju!” –ka shkruar Vanessa në Instastory.

 

View this post on Instagram

 

I’ve been reluctant to put my feelings into words. My brain refuses to accept that both Kobe and Gigi are gone. I can’t process both at the same time. It’s like I’m trying to process Kobe being gone but my body refuses to accept my Gigi will never come back to me. It feels wrong. Why should I be able to wake up another day when my baby girl isn’t being able to have that opportunity?! I’m so mad. She had so much life to live. Then I realize I need to be strong and be here for my 3 daughters. Mad I’m not with Kobe and Gigi but thankful I’m here with Natalia, Bianka and Capri. I know what I’m feeling is normal. It’s part of the grieving process. I just wanted to share in case there’s anyone out there that’s experienced a loss like this. God I wish they were here and this nightmare would be over. Praying for all of the victims of this horrible tragedy. Please continue to pray for all.

A post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb