Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nis sot vizitën e tij disaditore në Ballkanin Perëndimor.

Varhelyi të parin shtet viziton Serbinë, ku pritet nga kryeministrja Ana Brnabiç. Më pas ai do të vijojë me Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Në fund, të mërkurën Varhelyi vizion Shqipërinë dhe Kosovën. Vizita e tij përkon me ardhjen e dozave të para të vaksinave ndaj COVID-19 të financuara nga BE.

Nga kjo javë e në vijim 651 mijë doza të vaksinës Pfizer/BioNTech do të vijnë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb