TIRANE-Pas deklaratave të ambasadores së BE në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka ardhur edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Në një intervistë për “Deutsche Welle”, ambasadorja Vlahutin tha se sistemi i ri i gjyqësorit në Shqipëri është një realitet kushtetues.

Por deputeti i LSI përmes një postimi në rrjetin social “Facdebook” thotë se “BE në Tiranë duhet të heshtë, sepse po e dëmton vendin tonë”.

POSTIMI I PLOTE
BE ne Tirane heshtni se boll demtuat!!!

Per Reformen e shkaterruar ne drejtesi ne i themi ja ujku, ndersa BE ne Tirane na tregon gjurmet.
Sistemit te drejtesise ne Shqiperi i kane prere koken, ndersa BE ne Tirane na tregon thonjte e kembes.
Shqiperia s’ka Gjykate Kushtetuese dhe te Larte dhe sistemi drejtesise eshte kapur nga rilindja, ndersa keta te BE ne Tirane na flasin per manikyrin e thonjve.

Shqiperine e mbyten parate e pista, krimi i organizuar dhe trafiku i droges keta e kane mendjen te vila “interesante” ne Rolling Hills.

BE ne Tirane pushoni, jeni shnderruar thjesht ne Fake Europa, Europa e vertete nuk eshte si ju.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb