Përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Petrit Vasili, tha se mazhoranca po bojkoton marrëveshjet e 14 janarit dhe 5 qershorit për Reformën në Zgjedhore.

Pas largimit nga mbledhja e Këshillit Politik, pasi nuk arritën dakordësinë me PS, Vasili u shpreh se ky është një shans i madh për mazhorancën, që të pranojë kërkesën e opozitës për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR që të asistojë zgjidhjen e çështjes.

“Bëhet fjalë për bojkotimin e marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa e opozitës së bashkuar ndërton konsensus dhe dialog dhe ruan dy marrëveshjet. Presim që PS të mos bojkotojë marrëveshjet dhe të shënojë një rekord të ri pozitiv. Ky është një shans i madh për PS, jo për opozitën e bashkuar, që nuk ia ndal dot njeri mundësitë për t’u drejtuar tek OSBE/ODIHR. Sot ne po kërkojmë dhe po bëjmë të pamundurën për të ruajtur këshillin”, tha Vasili.

Bylykbashi: Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona, koalicionet ruhen siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit, e cila funksionon si një e tërë dhe jo me pjesën siç iu intereson atyre. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb