Analisti Arjan Vasjari deklaroi se problemi i opozitës sot është fakti se është e mbipopulluar. I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Vasjar tha se partitë e vogla në vendin tonë nuk bëjnë asnjë betejë.

Mes të tjerash ai pohoi se LSI është përcaktuese e ekuilibrave politike në vend.

“Zoti Mediu është një konservator. Por problemi i opozitës në këndvështrimit tim, e them me të drejtë, nuk është të qenit prurale, por e mbipopulluar. Ka një klishe; partitë e vogla bëjnë një betejë. Këtu në Shqipëri partitë e vogla s’bëjnë asnjë betejë. LSI është përcaktuese në ekuilibrat politik. Alternativat janë; ose të shkojnë opozitarë më LSI brenda, ose gjykuar mbi situatën e paqartë që është sot e diskutueshme, në qeveri. Ajo që për mua ska ca shihet, është se LSI do të shihet si ‘King maker’, fati përcaktues.”, tha Vasjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: