“Final Eight” i Champions League mund të vendoset në dyshim. Nuk bëhet fjalë për formulën e zgjedhur nga UEFA, por për qytetin pritës së garës. Javën e kaluar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zgjodhi Lisbonën dhe dy stadiumet e saj, “Da Luz” dhe “Jose Alvalade” për të pritur përballjen e tetë ekipeve finaliste, por në ditët e fundit rritja e ndjeshje e infektimeve me Covid-19 që ka sjellë dhe epiqendra të tjera, ka detyruar qeverinë të shpallë karantimin në kryeqytet.

Pas një feste klandestive në Klub Deportivo de Odiaksere në Algarve u regjistruan 90 raste të reja. Një tjetër vatër shpërtheu dhe në Santuario de Fatima, në komunën Ourem, u regjistruan 16 raste. Që prej fillimit të pandemisë, në Portugali janë shënuar 39 mijë të infektuar dhe 1534 të vdekur. Por pas strategjisë së karantinës numrat kanë filluar të rriten dhe janë shënuar 259 infektime në 24 orët e fundit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb