TIRANE- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në një deklaratë për mediat i ka shprehur ngushëllime familjes së foshnjës në Durrës, që humbi jetën në mënyrë tragjike. PBDNJ theksoi se ky dështim fatal i strukturave shetërore ndodhi për shkak të strategjive fjalëmëdha boshe.

“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut u shpreh ngushëllimet me te sinqerta familjareve të foshnjës që humbi jetën tragjikisht në kushte krejtësisht të paimagjinueshme dhe ç’njerezore. Çdo qytetar sot është thellësisht i prekur dhe legjitimisht i indinjuar nga kjo ngjarje ku humbi jetën një foshnjë e pafajshme por edhe nga dështimi fatal i strategjive fjalëmëdha por boshe.”, citohet në reagim.

Më tej në deklaratë thuhet se: “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shpreh dhimbjen dhe indinjatën më të thellë dhe dënon neglizhencen dhe mosveprimin e strukturave përgjegjëse, të cilat duhet te kishin siguruar kushtet minimale për të garantuar të drejtën themelore të njeriut, të drejtën e jetës.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kërkon reflektim dhe veprim te menjehershem nga organet përgjegjëse qeveritare dhe shtetërore për të marre masa drastike urgjente, por edhe për të hartuar politika afatgjata eficente, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrsesi. I bëjmë gjithashtu thirrje komunitetit për solidarizim konkret dhe praktik me bashkëqytetarët tanë në nevojë.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: