SHBA

George Floyd afro-amerikani i cili ndërroi jetë gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis ka vdekur nga asfiksimi i shkaktuar nga shtypja mbi qafë dhe shpinë.

Ky është rezultat i autopsisë së paraqitur nga familjarët e 46-vjecarit ka bëri të ditur avokati i tyre. Ndërkohë që autopsia zyrtare kishte përjashtuar në vend të kësaj asfiksinë traumatike dhe mbytjen si shkaqe të vdekjes.

“Nuk ka elementë fizikë që mbështesin një diagnozë të asfiksimit traumatik ose mbytjes. Efektet e kombinuara të bllokimit nga policia, sëmundjet e kaluara dhe disa substanca toksike në trup kanë kontribuar në vdekjen e George Floyd”- shkruhej në kartelën mjeko ligjore.

Pas këtyre rezultateve familjarët e George Floyd nuk ishin dakord me rezulatet e autopsisë dhe nëpërmjet avokatit të tyre kërkuan të bëhej një autopsi e pavaruar.

Trazirat janë pjesë e zemërimit mbarë popullor që nisi si lëvizje për të kërkuar drejtësi për George Floyd, afroamerikanin që humbi jetën pas arrestimit të dhunshëm nga policia e Mineapolis. Tashmë situata ka dalë jashtë çdo kontrolli dhe pres disa ditësh protesat janë bërë mbarë kombëtare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb