TIRANË
30 vite më parë mbahej radhë e madhe për të ndjekur premierën e tij, njerëzit shtynin njëri tjetrin e gati sa nuk thyen xhamat e kinemasë.
“Vdekja e Kalit” ishte një revolucion i vertetë në kinatogragfinë shqiptare të atyre viteve. Është filmi i parë i realizuar në vendin tonë pas rënies së diktaturës 46 vjecare, filmi i parë që tha të vërteta të hidhura dhe theu tabu.
Filmi mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafës dhe është realizuar më 1992 me intepretimin brilant të aktorëve: Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri, Tunka Kurti, Fitim Makashi etj. 30 vite më pas “vdekja e kalit’ vjen për publikun i restauruar. Figura dhe zëri janë pastruar dhe vijnë sot më qartë. E bëjnë filmin të duket më i ri dhe aktual.
“Është restauruar goxha mirë, në krahasim me ç’ka qenë. Nuk di si të falënderoj për këtë punë që ka bërë arkivi i filmit, ka arritur ta pastrojë filmin. Filmi kishte një zhurmë, një frusho. Në tërësinë e vet, është mirë. Gjëra të vogla ka, sepse ashtu është xhiruar filmi. Është xhiruar vetëm me rrogat tona.” rrëfen Kumbaro.
“Vdekja e kalit” u shfaq mbrëmjen se të hënës në Parkun Olimpik, Tiranë në atë qe edhe nga vetë aktoret konsiderohet një premiere e dytë. Emocionet, kujtimet janë të forta edhe sot për protagonistet kryesore të tij.
Restaurimi i filmit ‘Vdekja e kalit’ u mundësua falë programit “A Sizon of Klasik Films”, nismë e Shoqatës së Kinematekave Evropiane ku Arkivi Qëndror i Shtetit është anëtar prej 2019, dhe me mbështetjen financiare të programit Kreativ Europe Media. Filmi u restaurua falë punës së ekspertit Izraelit të restaurimit, Shai Drori dhe kineastit Australian, Stiven Kastrisios.
(BalkanWeb)