Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ku shihen efektivët e policisë që transportojnë trupin e pajetë të 32–vjeçarit Lear Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha u shpreh se i ndjeri është vrarë për së dyti nga kryeministri Edi Rama, ministri Blendi Çuçi dhe drejtuesi i Autoritetit të Mbikqyrjes Ardi Veliu.

“Momenti tragjik kur ata që i morën shpirtin e transportojnë të vdekur Lear Kurtin, të cilin Rama- Çuçi e vranë për së dyti me kriminelin me uniformë, Ardi Veliu!”, shkroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb