Në seancën e sotme në Kuvend, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i është përgjigjur deputetes Grida Duma pas fjalës së kësaj të fundit për vetëvrasjen e Ilvi Metës në Komisariatin e Kavajës.

Akuzave të ngritura nga Grida Duma për mungesë të transparencës së kësaj ngjarjeje , Çuçi iu përgjigj duke theksuar se është e patolerueshme që të bëhet politikë me këtë ngjarje dhe që të abuzohet me viktimat.

Pjesë nga fjala e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi:

Nuk bëhet politikë dhe nuk abuzohet me viktimat dhe të bëjmë këtu prokurorin gjyqtarin apo policin,. Shpreh ngushëllimin tim për atë ngjarje fatkeqe. Është nga raste më të pastër sa u takon hetimit penal apo procedural. Jo vetëm kaq, por i kemi shkuar deri në fund sëbashku me agjencinë përkatëse…Nuk ka asnjë aludim që të hedhë dyshime për ngjarjen as nga prokurori as nga hetuesit as nga mjekët ligjore, madje meqë përmende edhe Avokatin e Popullit, për rastësi kanë qenë edhe dy përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe ju ftoj të lexoni raportin, ku thuhet se dhomat janë në përputhje me standardet ligjore. Ju bëj thirrje që të gjithë bashkë të përpiqemi dhe të largohemi nga kjo retorikë politikë.. Nuk është e lehtë por nuk i shërben Shqipërisë një gjë e tillë. I ftoj të gjithë deputetët të bëjnë hetim parlamentar nëse nuk binden pas hetimeve të gjykatës. Më vjen keq që akuzoni rëndë struktura ta policisë së Kavajës sikur ata janë vrasës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: