KOSOVE

Pas vdekjes nga një ortek në Brezovicë, të zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci, një dëshmitar ka rrëfyer të tjera detaje. Ka qenë Arian Grazhda, miku i të ndjerit, i cili ka treguar sesi ka ndodhur fatkeqësia dhe si e gjetën pa jetë zv.ministrin pas rënies së ortekut.

Ai tregon sesi janë mobilizuar pas rënies së ortekut, dhe pas 45 minutash e kanë gjetur pa jetë trupin e tij.

“Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike, shumë keq, e këna humb shokun, Arian Dacin, prej një orteku. Jena shumë të huptë. Janë kanë jashtë pistës, janë skiator të mirë, por orteku s’i vet. Njëri prej atyre shokëve e ka pasur airbegun, iu ka qel, ka shpëtuar, kurse Ariani ka mbet.

Ne jemi munduar, shumë shpejt i kemi nxjerr, muj me thanë 40-45 minuta. Jemi kanë shumë shokë, jemi organizuar, jemi mbledhur 50 veta duke e lyp, por kur e gjetëm,  kuptuam që kemi humbur shokun. Atë pasi e kemi gjet, u qu, s’e kemi kqyrë shumë, e lypshim Arianin, s’un e gjenim. Ai mirë është, s’ka kurxha, por Ariani na la”, ka thënë dëshmitari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb