TIRANË

Mjekja e spitalit COVID 1 Najada Çomo ka mohuar zërat se vdekjet nga COVID-19 po fshihen. Çomo tha në “Frontline” në News24 se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë dhe duke komentuar shifrat e larta në krahasim me vitin e kaluar apo një numër prej më shumë se 2400 vdekje në raport me shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë si vdekje nga COVID, ajo theksoi se nuk i dedikohen COVID-19.

“Popullata shqiptare si dhe në vende të tjera ka dhe sëmundje të tjera prej të cilat vuan, prej të cilave mjekohet, prej të cilave shërohet dhe sigurisht prej të cilave ka dhe vdekje. Nuk është COVID ai që mbizotëron sot që flasim lidhur me vdekshmërinë, por vdekshmëritë në sëmundje të tjera bëjnë ecurinë e tyre natyrore si në çdo vend tjetër.
Nuk janë lidhje të lidhura me COVID, por cila është arsyeja kërkon analizë. E sigurt që nuk janë vdekje që i dedikohen COVID-19.
Që të fshehësh një vdekje nga COVID është krejtësisht e pamundur sepse njerëzit o janë në kushte spitalore të shtruar, ose dikush edhe mund të mjekohet në kushte ambulatore, por që të thuash rreth 2400 vdekje të fshehën. Njerëzit mund të jenë skeptikë, por ju siguroj që aty ku punoj di të flas për njerëz të shëruar, apo njerëz që kanë humbur jetën. As nuk ka gjasa që të mund të fshehësh vdekje në shifra të tilla.
Në vendin ku unë punoj ju siguroj që jemi akoma në luftë. Për sa kohë ka humbje jete, nuk ke si të thuash që lufta ka mbaruar. A jemi drejt fundit të luftës? Do lumturohesha. Do luftojmë për të qenë afër. Vaksinimi arma më e fortë, jo relaksim në lëshimin e gjithçkaje. Në një fund betejë nuk mund të humbasësh vëmendjen”, deklaroi Çomo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb